Shitet, Apartament 2+1+Blk, Rruga e Dibres, 215.000 Euro
Karakteristikat e Prones:
– Apartament 2+1
– Rruga e Dibres, prane Hotel Elisa
– Pallat i ri 2025
– Kati 8
– I mobiluar
– Siperfaqja Totale 91m²
– Cmimi 215,000 Euro
Shitet apartament 2+1 + ballkon me sipërfaqe totale 91 m², i pozicionuar në katin e fundit të një pallati të ri të vitit 2025, në Rrugën e Dibrës, pranë Hotel Elisa dhe vetëm pak minuta nga Pazari i Ri dhe Qendra e Tiranës.
Apartamenti ofrohet totalisht i mobiluar dhe i investuar, me një organizim funksional që përfshin sallon ndenjeje, ambient gatimi dhe ngrënieje, dy dhoma gjumi, një tualet të investuar me dritare dhe ballkoni. Pozicionimi në katin e fundit ofron ndriçim të mirë natyral dhe pamje panoramike mbi qytet.
Apartamenti është i pajisur me elektroshtëpiake të integruara dhe kondicionerë, gjithashtu dhe sistem panelesh diellore të instaluara, duke kontribuar në eficiencën dhe reduktimin e kostove të energjisë per komoditet dhe funksionalitet të plotë.
Lokacioni është një nga avantazhet kryesore të pronës, duke ofruar akses të shpejtë në qendër të qytetit, Pazarin e Ri dhe një gamë të gjerë shërbimesh e facilitetesh, përfshirë shkolla, kopshte, çerdhe, spitale, supermarkete, bare dhe restorante.
Pallati është aktualisht në proces hipotekimi.
Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare!
Compare listings
Compare