Shitet, Apartament 2+1+2+2blk, Prane Stadiumit Air Albania, 437,000 Euro i Diskutueshem
Karakteristikat e prones:
– Apartament 2+1+2+blk
– Zona Stadiumi Air Albania
– Rruga Faik Konica
– Pallat ne faze perfundimtare
– Kati 3 Banim
– Siperfaqja bruto 114.8m²
– Siperfaqja neto 96.5m² + 3.2m² ballkon
–Siperfaqja e perbashket 15.09m²
– Cmimi 437,000 Euro
Shitet Apartament 2+1+2 i pozicionuar ne nje nga adresat me prestigjioze te kryeqytetit, ne Rrugen Faik Konica, prane Stadiumit Air Albania dhe Parkut te Madh te Tiranes, i cili ofron kombinimin ideal mes lokacionit premium, funksionalitetit dhe cilesise se jeteses.
Apartamenti ndodhet ne nje rezidence te re me arkitekture bashkekohore dhe standarde te larta ndertimi, e konceptuar per te garantuar komoditet, privatesi dhe vlere afatgjate. Me nje siperfaqe neto prej 96.5 m² dhe siperfaqe totale 114.8 m², prona karakterizohet nga organizim efikas i hapesirave, ndricim natyral i bollshem dhe ambiente te menduara per nje jetese moderne.
Zona e dites perbehet nga nje sallon i mireorganizuar me kend ngrenieje dhe dalje ne ballkon, duke krijuar nje ambient te ngrohte dhe funksional per familjen. Dy dhomat e gjumit nga te cilat, dhoma matrimoniale ka dalje ne ballkon dhe tualetin e saj ofrojne rehati dhe privatesi, ndersa dy tualetet plotesojne nevojat e jeteses se perditshme me prakticitet maksimal.
Mundesi nderrimi dhe me makine per nje pjese te lekeve!!
Vendndodhja perben nje nga avantazhet me te rendesishme te kesaj prone. Ne pak minuta ecje ndodhen Air Albania, Parku i Liqenit, zona e Bllokut, institucione shteterore, ambasada, shkolla, qendra tregtare, restorante dhe te gjitha sherbimet kryesore qe e bejne kete zone nje nga me te kerkuarat per banim dhe investim ne Tirane.
Kjo prone paraqet nje mundesi te shkelqyer per familjet qe kerkojne nje standard te larte jetese ne nje lokacion elitar, si edhe per investitore qe synojne nje aset me potencial te larte rritjeje vlere dhe kerkese te vazhdueshme ne tregun imobiliar.
Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare.
Compare listings
Compare