Qira, Vile 3- kateshe,Xhamllik ,1200 Euro/I DISKUTUESHEM
Karakteristika te prones:
– Vile 3 kateshe
– Zona Xhamllik
–Rruga Nikolla Zoraqi
– Pjeserisht e mobiluar
– Siperfaqja 300 m²
– Cmimi 1200 Euro/I DISKUTUESHEM
Organizimi :
Vila private është e organizuar në tre kate, duke ofruar një hapësirë të gjerë dhe funksionale. Kati zero përfshin një garazh të bollshem dhe nje oborr minimalist. Kati i parë dhe i dytë janë të organizuara në formën e një dupleksi, duke ofruar një ndarje komode të hapësirave.Vila eshte e shtruar teresisht me parket , dhe ka drite edhe diell gjate gjithe kohes .Pozicioni i saj i favorshem ben te mundur qe te
kete orientim lindje-jug-perendim.
Kati i parë ne hyrje na fton ne nje sallon të madh dhe modern, të ndriçuar natyralisht dhe me akses të drejtpërdrejtë në ballkon. Po ashtu, kati i parë disponon një banjo dhe një dhomë ndenje te mobiluara.
Në katin e dytë disponon 2 dhoma gjumi , te cilat kan secila nga nje ballkon te bollshe. Ky kat gjithashtu përfshin një banjo tjetër, e ndriçuar natyralisht, që shton funksionalitetin dhe ndihmon në krijimin e një atmosfere të freskët dhe komode.
Kati i tretë është i dedikuar për një ballkon të bollshëm, që ofron hapësirë të mjaftueshme për relaksim dhe shijimin e pamjeve, gjithashtu disponon si katet e tjera 1 dhome gjumi dhe 1 sallon te pajisur me oxhak.
Vila ndodhet në zemër të Tiranës, në një lokacion strategjik që ofron akses të shpejtë në Unazen e vogel , duke e lidhur kështu me pikat kyçe të qytetit. Po ashtu, pozita e saj siguron afërsi me të gjitha facilitetet e nevojshme për një jetesë të rehatshme .
VILA JEPET EDHE PER BISNEZE.
Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare!
Compare listings
Compare