Qira, Apartament 2+1+2+blk+Post Parkimi, Oasis Residence, 1200 Euro/muaj
Karakteristika te prones:
– Apartament 2+1+2
– Oasis Residence, Astir
– Rruga Leonard Frroku
– Pallat i ri
– Kati 7 banim
– I mobiluar
– Siperfaqja 117m²
– Cmimi 1200 Euro/muaj
Ne cmim perfshiret posti i parkimit dhe administrimi i pallatit.
Jepet me qira apartament 2+1+ballkon, super modern në Oasis Residence, një nga komplekset më elitare dhe të preferuara për banim. Organizohet në sallon ndenje, ambient gatimi, 2 dhoma gjumi, 2 tualete dhe ballkoni.
Apartamenti është i mobiluar plotësisht, i projektuar nga arkitekt me koncept modern dhe funksional. Salloni dhe kuzhina janë të arreduara me stil bashkëkohor dhe pajisje cilësore. Ambienti i kuzhinës është i kompletuar me elektroshtepiake te cilesise me te mire.
Dhoma matrimoniale është e arreduar me krevat dopio e garderobë të personalizuar. Dhoma e dytë është e mobiluar me dy krevate tek me organizim optimal të hapësirës.
Apartamenti disponon gjithashtu lavatriçe dhe tharëse rrobash, duke ofruar komoditet maksimal në përdorim të përditshëm.
Eshtë i pajisur me kondicionerë në çdo ambient, duke garantuar temperaturë ideale gjatë gjithë vitit dhe komoditet maksimal si në verë ashtu edhe në dimër.
Kompleksi Oasis Residence ofron standard të lartë ndërtimi, administrim profesional, siguri 24/7, ambiente të gjelbra dhe organizim shumë të mirë komunitar. Zona është e qetë, me akses të shpejtë në rrugët kryesore, shërbime, supermarkete, bare & restorante.
Për më shumë informacione ose për një vizitë në pronë, kontaktoni në numrin e agjencisë imobiliare!
Compare listings
Compare