Qira, Apartament 1+1+blk, Kompleksi Erli , 45.000 Leke/muaj
Karakteristika te prones:
– Apartament 1+1
– Zona Porcelan
– Kompleksi Erli, Rruga Xhanfize Keko
– Kati 7
– Pjeresisht i mobiluar
– Siperfaqja 64m²
– Cmimi 45.000 Leke/muaj
Jepet me qira apartament 1+1 pjesërisht i mobiluar, i cili ndodhet në katin e 7 të një pallati të ri me ashensor në zonën e Porcelanit, tek Rezidenca Erli.
Apartamenti organizohet në një sallon ndenje të rehatshëm së bashku me ambientin e gatimit, 1 dhomë gjumi, 1 tualet dhe një ballkon. Falë orientimit Jug-Perëndim, prona ofron ndriçim natyral shumë të mirë gjatë gjithë ditës, duke krijuar një ambient të ngrohtë dhe komod për jetesë apo punë.
Apartamenti është pjesërisht i mobiluar në mënyrë bashkëkohore dhe funksionale, me kuzhinë të kompletuar me mobilje cilësore dhe i pajisur me sistem kondicionimi. Ndodhet në një kompleks modern dhe të mirëadministruar, në një zonë të qetë dhe rezidenciale.
Pozicionimi shumë i favorshëm mundëson akses të shpejtë në transport urban, si dhe pranë supermarketeve dhe shërbimeve të ndryshme, duke e bërë një zgjedhje ideale si për banim ashtu edhe për zyrë apo studio profesionale.
Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare!