Okazion, Shitet Apartament 2+1+2+Blk+D, Secret Garden Residence, 212.000 Euro
Karakteristikat e Prones:
– Apartament 2+1+2
– Secret Garden Residence, Teg
– Kati 1
– Siperfaqja Bruto 96.18m²
– Siperfaqja Neto 85m²
– Cmimi 212.000 Euro
Shitet apartament 2+1+2, i pozicionuar në katin e parë të një prej palacinave të Secret Garden Residence, në zonën e TEG-ut. Me një sipërfaqe bruto prej 96.18 m² dhe sipërfaqe neto prej 85 m², prona ofron një kubaturë të rregullt dhe organizim funksional, ku çdo metër katror është shfrytëzuar në mënyrë optimale, duke krijuar ambiente praktike dhe lehtësisht të mobilueshme.
Organizimi i brendshëm:
Ballkoni do të pajiset me një vetratë të madhe xhami, duke krijuar një lidhje vizuale harmonike me ambientet e brendshme dhe një ndjesi më të hapur të hapësirës.
Cilësia e ndërtimit dhe përfundimet
Apartamenti ndodhet në fazën përfundimtare të punimeve dhe do të dorëzohet me ambientet e brendshme të përfunduara, shtrim me parket të një marke premium dhe ambiente sanitare të kompletuara.
Rezidenca dallohet për arkitekturën bashkëkohore, fasadën e jashtme të veshur me gurë dekorativë dhe izolimin termik me lesh guri, elemente që ndërthurin estetikën me efikasitetin energjetik dhe komfortin e banimit.
Hapësira të gjelbra dhe koncept bashkëkohor
Përgjatë hyrjes drejt apartamentit do të krijohet një lulishte, ndërsa postet e parkimit të pozicionuara përpara vilës do të mbulohen dhe tarraca e tyre do të shfrytëzohet si hapësirë e gjelbër e mbjellë me bimësi. Ky koncept kontribuon në një pamje më harmonike nga apartamentet dhe ndërthur funksionalitetin me elementet natyrore.
Privatësi, qetësi dhe akses në facilitete
Secret Garden Residence ofron një koncept banimi të orientuar drejt privatësisë dhe qetësisë, larg ritmit të ngarkuar të akseve kryesore urbane. Pozicionimi pranë TEG-ut mundëson akses të lehtë në qendra tregtare, supermarkete dhe shërbime të tjera të përditshme, duke kombinuar një ambient të qetë banimi me komoditetin e afërsisë ndaj faciliteteve.
Mundësi shtesë: Disponohet mundësia e blerjes së një posti parkimi me pagesë shtesë.
Çmimi dhe karakteristikat e kësaj prone e bëjnë një alternativë interesante si për banim personal, ashtu edhe për investim afatgjatë.
Compare listings
Compare