Shitet, Apartament 1+1+Blk, Ish Profarma – Xhamllik-Dara Residence , 2000€/m
Karakteristikat e Prones:
– Apartament 1+1+bllk
– Rruga Xhanfize Keko, Xhamllik
– Pallat ne ndertim
– Kati 8
– Siperfaqja e Bruto 77.9m²
– Siperfaqja e Neto 64.5m²
– Cmimi 2000/m²
Shitet apartament 1+1 ne Xhamllik, tek Ish Profarma, i pozicionuar ne katin e 8, duke ofruar ndricim natyral dhe pamje te hapur. Me nje siperfaqe totale prej rreth 81.9m2, ky apartament eshte nje zgjedhje ideale per banim ose investim pasi mund te adaptohet ne 2+1. Pallati eshte aktualisht ne ndertim dhe pritet te perfundoje brenda 3 viteve te ardhshme sipas standardeve bashkekohore te ndertimit.
Organizimi eshte shume praktik dhe modern. Ne hyrje ndodhet korridori shperndares qe te con drejt ambientit te dites. Salloni i ndenjes eshte i kombinuar me kendin e gatimit dhe ngrenies dhe ka dalje ne ballkon, duke krijuar nje hapesire te rehatshme dhe funksionale per jetesen e perditshme. Ambienti eshte i ndricuar mire dhe lehtesisht i mobilueshem per shkak te kubatures se rregullt qe ka.
Dhoma e gjumit matrimoniale eshte e bollshme dhe e organizuar ne menyre efikase, duke ofruar komoditet maksimal. Apartamenti disponon nje tualet te pozicionuar prane hyrjes, lehtesisht i aksesueshem.Ne hyrje te apartamentit ndodhet gjithashtu nje tualet i dites , per ta bere gjithe jetesen ne apartament sa me te lehte per te gjithe pjestaret e familjes.
DARA Residence eshte nje nga projektet me te reja qe po zhvillohet ne zone, e cila pritet te perfundoje ne fund te vitit 2029. Me nje siperfaqe totale prej 12.217m², me godina 10-12-13 kate dhe 2 kate nentoke kjo residence eshte ideale per banim ose per investim.
Godinat do kene 2 ashensore per ato qe kane 5 hyrje ne kat dhe 1 ashensor per ato qe jane me 3 hyrje. Ne pjesen e hapsirave te perbashketa do kete nje hapsire te dedikuar per motorrat e kondicionereve ne menyre qe individet te kene te gjithe hapsiren e ballkonit te lire (shtrirjen e tubave deri ne apartament e ben firma). Apartamentet dorezohen te perfunduara me punimet e brendshme, vetrat dopioxham dhe tende ne menyre qe i gjithe objekti te duket uniforme dhe estetikisht i rregullt.
Apartamentet rregjistrohen direkt ne Ashk ne momentin e firmosjes se kontrates duke dhene garanci dhe siguri per bleresin persa i perket dokumetacionit te prones. Mundesi pagese me Keste.
Zona e Xhamllikut mbetet nje nga zonat me zhvillim te shpejte, me akses te lehte ne rruget kryesore dhe cdo sherbim te nevojshem. Lokacioni i saj perfekt ja rrit gjithashtu vleren duke qene larg vetem 10 minuta nga qendra e Tiranes dhe ka afer 3 dalje ne unaze te madhe.
Ky apartament 1+1 perben nje mundesi shume te mire banimi apo investimi, vecanerisht per qira afatgjate, duke qene se projektet e reja ne kete zone kane kerkese te larte dhe rritje te vazhdueshme te vleres.
Per me shume informacione ose per nje vizite ne prone kontaktoni ne numrin e agjencise imobiliare!
Compare listings
Compare